Lajmet

Vetëm 3 ditë nga mbyllja e aplikimeve në akseleratorin rajonal Uplift Albania

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 31 Tetor 2019
0
Mese 30 aplikime kanë mbërritur për tu bërë pjesë e Uplift të cilët kanë shansin të përfitojnë deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose një çmim prej 3,000 euro për më të mirin. Vetëm 3 ditë nga mbyllja e aplikimeve në akseleratorin rajonal Uplift Albania

Në mbështetje të vazhdueshme të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri, akseleratori rajonal Uplift Albania po përgatitet për të nisur rrugëtimin e tij duke ftuar të gjithë startupet ti bashkohen.

Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe në Evropën Qendrore themeluar për të mbështetur ekosistemin e startupeve. Falë eksperiencës dhe partneritetit të gjerë të ICTSmedia ky akselerator do të bëhet realitet edhe në Shqipëri.

Në fokus janë startupet të cilat kanë potencialin për të ndërtuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht. Startupet me MVP dhe me një shtrirje si konsumatorët e parë, partnerë, apo abonentë do të përbëjnë avantazh.

Just 3 days left to the Registration deadline in Uplift Albania AcceleratorCheck this video, Meet some of our Mentors & Investors!Note ?book this date in your agenda, November 9th, 2019 for the SELECTION BOOTCAMP DAY in Tirana and prepare for pitching your great startup!Uplift brings up to 6 weeks of development for you and your start-up, quality mentors, networking with entrepreneurs, dozens of hours of workshops and individual mentoring. In addition, you have the opportunity to win 3 000 € cash prize or up to 50 000 € investment!APPLY NOW www.uplift.al ?

Gepostet von Uplift Albania am Donnerstag, 31. Oktober 2019

Të gjitha startupet kanë mundësi të aplikojnë për tu bërë pjesë e Uplift Albania deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59.

Më 9 Nëntor në Tiranë organizohet Bootkampi i Përzgjedhjes. Më 11 Nëntor do të nisë zyrtarisht programi i akselerimit. Më 18 Janar do të vlerësohet progresi i startupeve ndërsa më 20 Janar do të jetë dita e prezantimit.

Mese 30 aplikime kanë mbërritur për tu bërë pjesë e Uplift të cilët kanë shansin të përfitojnë deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose një çmim prej 3,000 euro për më të mirin.

LEXO EDHE:  Shqipëria marrëveshje me SHBA për sigurinë e teknologjisë 5G

Startupet mund të regjistrohen falas dhe do të përfitojnë hapësira pune, angazhim me kohë të plotë në Tiranë dhe potenciali për të shndërruar në vlerë dhe rritur biznesin e tyre ndërkombëtarisht.

Mjafton të plotësoni formularin online në https://uplift.al/apply-now/ brenda afateve ndërsa për çdo informacion dhe detaj të mëtejshëm do të kontaktohen nga organizatorët.

Mëse 21 mentorë  dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali, dhe Marin Gjonaj do të asistojnë dhe investojnë në startupet që do të bëhen pjesë e Uplift Albania.

Uplift Albania do të mbështesë startupin fitues përgjatë një programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1.

Startupet do të kenë akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Demo Day.

Uplift Albania mbështetet nga ICTSmedia, SlovakAid, SOVVA, Banka Credins, EU for Innovation dhe partnerët mediatikë PCWorld Albanian dhe CIO Albanian. /PCWorld Albanian