Analiza

Vetëm 3% e përdoruesve të smartfonëve mbi 65 vjeç i përdorin ato për mesazhe

Publikuar , 01 Tetor 2013
0
Vetëm 3% e përdoruesve të smartfonëve mbi 65 vjeç i përdorin ato për mesazhe

iStockReklamat ku shfaqen gjyshërit duke përdorur telefonët dhe tabletët për të komunikuar me anë të Skype me nipërit e tyre, mund të jenë pak të ekzagjeruara.

Në të vërtetë vetëm 3% e përdoruesve të telefonëve me moshë më shumë se 65 vjeç i përdorin këto pajisjet smartfon për të komunikuar me video mesazhe. Grafiku i mëposhtëm i Statista, tregon se si përdorimi i telefonëve ndryshon nga grupmosha.

Siç dihet, adoleshentët dhe të rinjtë nën 20 vjeç janë më të varur për ti përdorur telefonët për të parë e-maile, për të dërguar mesazhe apo për të dëgjuar muzikë më shumë se çdo grup moshë tjetër.

Përdoruesit e telefonëve me moshë më shumë se 65 vjeç kanë rreth 1/3 gjasa ti përdorin të njëjtën teknologji si nipërit e tyre. (PCWorld Albanian)

Grafikk

LEXO EDHE:  Të Marten zbulohen fituesit e edicionit të 7-të të Albanian ICT Awards

Lajmet e fundit>