Harduer

Vetëm 30 përqind e përdoruesve të Firefoxit me përshpejtim harduerik

Publikuar , 08 Shtator 2012
0
Vetëm 30 përqind e përdoruesve të Firefoxit me përshpejtim harduerik

Sa është me rëndësi për ju që t’i përdorni aplikacionet që kërkojnë përshpejtim harduerik brenda shfletuesit, ose të paktën, e bëjnë shfletimin më të këndshëm?

Raporti për “ngecjet” e Firefoxit i publikuar nga Mozilla tregon që shumica prej nesh nuk mund t’i qasemi përshpejtimit harduerik të Firefoxit.

Arsyeja për këtë rrethanë është thjeshtë hardueri dhe drajverët e vjetëruar. Vetëm sepse Firefoxi mbështet përshpejtimin harduerik nuk do të thotë që gjithkush mund ta përdorë atë.

Një kusht paraprak për këtë veçori është një drajver nga Nvidia dhe AMD dhe që është të paktën nga qershori i vitit 2010 ose më i ri (Intel është pak më i komplikuar, por përshkruhet në listën e zezë të drajverëve të Mozillas).

Për momentin vetëm 30 përqind e përdoruesve të Firefoxit në Windows mund t’i qasen përshpejtimit harduerik dhe 49 përqind mund t’i qasen WebGL-it. Siç duket, sa më vonë që është lëshuar sistemi operativ, aq më tepër ekziston mbështetja e GPU-së.

Për shembull, 67 përqind e përdoruesve të Windows 8 mund ta përdorin përshpejtimin harduerik të Firefoxit, për dallim nga 47 përqind të përdoruesve të Windows 7, 17 përqind të përdoruesve të Windows Vista dhe 13 përqind të përdoruesve të Windows XP. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dredhia e 1 Prillit e Google është loja Snake në aplikacionin Maps

Tags >

Firefox
Lajmet e fundit>