Vëzhgim

Vetëm 58% e cicërimeve vijnë nga aplikacionet zyrtare

Publikuar , 16 Mars 2011
0
Vetëm 58% e cicërimeve vijnë nga aplikacionet zyrtare

Derisa ky 90% mund të jetë i vërtetë, ai nuk paraqet popullaritetin e klientëve të palës së tretë për Twitter. Prej 25 milionë cicërimave të bëra që kur Twitter lëshoi API-në evet më 11 mars, 42% e tyre erdhën nga aplikacionet jozyrtare, tregon Sysomos.

Aplikacionet më të njohura të palës së tretë ishin TweetDeck, duke arritur 5.5% të të gjitha cicërimave dhe 13.1% të të gjitha cicërimave të bëra nga aplikacionet jozyrtare, duke vijuar pastaj UberSocial dhe Echofone që udhëhiqen nga UberMedia.

Kështu që, derisa përdoruesit të kyçen në Twitter.com ose në aplikacionin zyrtar të këtij rrjeti për iPhone disa herë gjatë muajit, aplikacionet e palës së tretë shihen të jenë mjaft të pëlqyer, veçanërisht pasi që përqindja tregon në mes të përdoruesve më me peshë të këtij shërbimi.

Twitter e ka bërë të qartë që më nuk dëshiron që zhvilluesit të bëjnë kliente për Twitter, duke cituar rëndësinë e ofrimit të përvojës së përputhur për përdoruesit përgjatë të gjitha platformave. Twitter do mundohet  që të përmirësojë aplikacionet e veta për të larguar përdoruesit nga përdorimi i këtyre klientëve.

Po ju çfarë aplikacione përdorni për t’u qasur në Twitter?/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  OnePlus 6: Një rival i iPhone X por me gjysmën e çmimit

Lajmet e fundit>