Harduer

Vetëm në 2021 iPhone do të ketë sigurinë biometrike që Galaxy S10 e ofron sot

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Gusht 2019
0
Hakerët mund të mashtronin lehtësisht Touch ID ku u lançuar për herë të parë, por do të ishte shumë më e vështirë nëse kombinohet së bashku me forma të tjera të sigurisë biometrike. Vetëm në 2021 iPhone do të ketë sigurinë biometrike që Galaxy S10 e ofron sot

Apple do të synojë lançimin e një teknologjie të re Touch ID me një skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran për iPhone e 2021 sipas analistit të mirënjohjes të Apple Ming-Chi Kuo.

9to5Mac raporton se teknologjia do të përfshihet së bashku me atë të njohjes së fytyrës e cila mbushi dy vite.

Skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran janë shndërruar në një trend tashmë ndërsa për herë të parë u sollën nga modeli X20 Plus UD i prodhuesit Kinez Vivo.

Sipas analistit Apple ka punuar në këtë teknologji që prej 2017 por nuk e ka inkorporuar ende tek smartfonët.

Një arsye e kësaj tërheqjeje mendohet të ketë qenë  teknologjia e kufizuar e ekraneve së bashku me konsumin e lartë të energjisë dhe vështirësive në prodhim. Deri më 2021 sipas Kuo këta probleme duhet të jenë elaboruar dhe sipas tij Apple do të përdorë një skaner ultrasonik të ngjashëm me atë të Qualcomm.

Përveç përdorimit tek iPhone, Kuo thekson se teknologjia mund të shfrytëzohet mësë miri edhe tek Apple Watch ndërsa ora në fjalë aktualisht nuk ka asnjë formë sigurie biometrike.

Unifikimi i Touch ID dhe FaceID është një ide intriguese. Sepse hap dyert drejt një formati të ri verifikimi me dy faktorë për të fituar akses në telefonin apo pajisjen tuaj.

Hakerët mund të mashtronin lehtësisht Touch ID ku u lançuar për herë të parë, por do të ishte shumë më e vështirë nëse kombinohet së bashku me forma të tjera të sigurisë biometrike.

Kujtojmë se analisti Kuo ka një histori të gjatë parashikimesh të sakta për produktet e Apple. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple planifikon të shkrijë aplikacionet iOS me macOS

Lajmet e fundit>