Lajmet

Vetëm pas një jave, përdoruesit e XP do të sulmohen nga çdo maluer i mundshëm

Publikuar , 02 Prill 2014
0
Vetëm pas një jave, përdoruesit e XP do të sulmohen nga çdo maluer i mundshëm

windows-xpNë rast se nuk keni vendosur të kryeni pagesë shtesë ndaj Microsoft-it për të siguruar kompjuterin tuaj me sistem Windows XP nga malueret, atëherë duhet me patjetër që brenda javës në vazhdim të përditësoni softuerin tuaj në Windows 7 ose Windows 8. Sipas disa ekspertëve të sigurisë, në qoftë se vazhdoni të punoni me Windows XP edhe pas përfundimit të suportit për këtë sistem (8 prill), ju dhe kompjuteri juaj do të përballeni me shumë probleme.

“Çdo kërcënim standart për sigurinë e kompjuterëve desktop do të ketë ndikim akoma më të fuqishëm pasi Microsoft nuk do të ofrojë më suport për to. Këtu përfshihet çdo maluer i mundshëm. Imagjinoni sikur dikush të jetë në kompjuterin tuaj ndërkohë që jeni duke punuar. Çdo fjalëkalim, sekret biznesi apo informacion personal do të jetë në rrezik” – u shpreh Scott Kinka, CTO në Evolve IP, kompani që ofron shërbime në cloud.

Wolfgang Kandek, CTO në kompanianë e shërbimeve cloud Qualys, ka thënë se çdo përdorues i Windows XP duhet të paktën të kalojë në Windows 7 pasi ata përsëri do të kenë mundësi të përdorin aplikacionet e tyre të vjetra edhe nëpërmjet platformës së re.

“Tashmë që suporti për Windows XP përfundon , nuk do të thotë se ju duhet të braktisni apo të ndryshoni aplikacionet që përdorni në këtë sistem, një prej keqkuptimeve më të zakonshme. Përdoruesit mjafton që thjesht t’i izolojnë aplikacionet e tyre dhe më pas t’i ekzekutojnë ato nëpërmjet opsionit Windows XP Mode të integruar në Windows 7 [Professional, Enterprise ose në edicionet Ultimate]” – është shprehur Kandek.

Si përfundim, në qoftë se vazhdoni të përdorni sistemin XP në kompjuterin tuaj dhe nuk dëshironi që javën tjetër të sulmoheni nga maluerët, ky është pikërisht momenti kur mund të merrni masat e duhura. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ja kur FaceTime do ti rikthehet normalitetit

Lajmet e fundit>