Lajmet

Vetëvritet bashkëthemeluesi i Reddit Aaron Swartz

Publikuar , 14 Janar 2013
0
Vetëvritet bashkëthemeluesi i Reddit Aaron Swartz

Bota e internetit është në zi pas vetëvrasjes të programuesit dhe aktivistit 26 vjeçar Aaron Swartz.

Aaron Swartz, aktivist i njohur online, bashkëthemelues i Reddit , i cili është përgjegjës edhe për zhvillimin e RSS, të premten në mbrëmje bëri vetëvrasje.

Swartz për shumë vite kishte luftuar me depresionin, ndërsa kishte edhe probleme me ligjin, dhe vetëvrasjen e kreu disa javë para fillimit të gjykimit për shkak të vjedhjes të disa milion artikujve akademik të cilat i morri përmes shërbimit parapagues të MIT dhe të cilat kishte ndërmend ti shpërndante falas përmes shërbimit për ndërrimin e të dhënave.

Ai ishte akuzuar për mashtrim kompjuterik, vjedhje të informacioneve nga kompjuterët e mbrojtur me qëllim të shpërndarjes së këtyre dokumenteve përmes rrjetit P2P.

Në faqet e CBS news thonë se ai ishte “avokat i qasjes publike në internet” dhe se qëllimi i tij i vetëm ishte të mundësonte qasje publike dhe falas të atyre materialeve akademike.

Anëtarët e familjes së tij janë të hidhëruar nga prokuroria amerikane dhe në njoftimin për publik theksuan se kjo nuk është vetëm tragjedi e tyre, por se vetëvrasja e tij është prodhim i sistemit të keq të drejtësisë amerikane, ndërsa me këtë gjë pajtohen edhe të tjerë.

Uebfaqet Reddit, Imgur dhe Airbnb shfaqin probleme

Swartz problemet e tij me depresionin, të cilat kishin filluar shumë kohë para problemit me ligjin, nuk i mbajti fshehtë nga publiku kështu që në vitin 2007 në blogun e tij shkroi: “ Ekziston një kohë kur je i mërzitur. Ndihesh i pavlefshëm. Kështu është humori i depresionit, vetëm se nuk vjen e as nuk shkon me ndonjë arsye të drejtë”.

Manipulimet me votat, Reddit bllokon faqen e lojërave IGN

Gjatë jetës së tij të shkurtër (vetëm 26 vjeç), Swartz la një ndikim të madh në komunitetin online. Vetëm 14 vjeç mori pjesë në zhvillimin e RSS, ndërsa është njëri nga themeluesit e faqes Reddit dhe gjithashtu ishte edhe kritik i madh i zakonit i cili kërcënonte me zvogëlimin e lirisë së internetit si SOPA e PIPA. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ju nuk keni më nevojë të hiqni në "mënyrë të sigurtë" një memorie flash USB nga kompjuteri

Aaron Swartz

Lajmet e fundit>