Harduer

Veturat robotike të Nissan imitojnë peshqit për të evituar aksidentet

Publikuar , 03 Tetor 2009
0
Veturat robotike të Nissan imitojnë peshqit për të evituar aksidentet

Eporo, siç e quan Nissan, është vetura e parë robotike e dizajnuar për të lëvizur në grup, duke ndarë pozicionin dhe informatat tjera me grup. Qëllimi është inkorporomi i kësaj teknologji në veturat e udhëtarëve për të evituar aksidente dhe pengesa tjera në trafik.

Megjithëse një grup i Eporo-ve mund të duken si një bandë e Jawa kibernetik, Nissan thekson se dizajni i veturave është inspiruar nga lëvizja e peshqve.
Eporon shfrytëzon teknologjinë evituese të aksidenteve nga Nissan, në mënyrë që të arrijë udhëtimin në grup. Shikoni sesi BR23C (një evolucion i inspiruar në Bumblebee), eviton një vajzë Japoneze në këtë video.  

Autoprodhuesi ka studiuar sesi lëvizin peshqit në shkolla të mëdha pa pësuar aksidente. Thuhet se Eporo e imiton këto rregulla të lëvizjes së peshqve: evitim i aksidenteve, udhëtim krahë për krahë, dhe qëndrimi i afërt me anëtarët tjerë të shkollës.
Robotët përdorin zbulues laserik dhe radio ultra-të-gjerë për të përcaktuar distancën me pengesat. Ata gjithashtu komunikojnë me njëri tjetrin për të formuar formacionin më efikas grupor, për të manovruar në vende të ngushta.

Eporo qëndron për “Episode O (zero) Robot”. Kjo me fjalë të tjera nënkupton zero aksidente dhe zero emetime.

Nissan ka shprehur qëllimin për të ekspozuar Eporo në panairin tregtar Ceatec, gjatë javës së ardhshme në Tokyo.

LEXO EDHE:  Telefonët e rinj buxhetor të Google fillojnë nga 399 dollarë

Lajmet e fundit>