Lajmet

Vevo do të jetë pjesë e Apple TV dhe Smart TV të Samsung-ut

Publikuar , 22 Gusht 2013
0
Vevo do të jetë pjesë e Apple TV dhe Smart TV të Samsung-ut

vevoOfruesi më i famshëm i videove muzikore, Vevo ka firmosur një kontratë me Apple dhe Samsung për tu bërë pjesë e Apple TV dhe Smart TV, raporton The Wall Street Journal.

Vevo aktualisht mund të gjendet edhe në Xbox 360 Roku apo në pajisje të tjera mobile që nga muiaj mars 2013, ndërkohë që informacionet për përfshirjen e Vevo-s edhe në aplikacionet e Apple TV kanë qarkulluar që në fillim të gushtit të këtij viti. S

ipas burimeve të WSJ, Vevo mund të jetë pjesë e këtyre televizorëve Apple dhe Smart të Samsung -ut duke filluar që nga kjo javë. Aplikacionet e reja të Vevo-s do të ofrojnë video muzikore sipas kërkesës së përdoruesve.

Me këtë lëvizje Vevo po mundohet të zgjerohet përtej YouTube, me të cilin bashkëpunon që nga viti 2009. Apple nga ana tjetër duke dashur të zgjerojë tregun e saj të televizorëve po përfshin shumë aplikacione dhe kontrata të reja duke përfshirë edhe kontratat me HBO dhe ESPN. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Çipi i ri i inteligjencës artificiale të Huawei përfaqëson ambiciet globale të Kinës

Lajmet e fundit>