Lajmet

Vibe ju tregon informacione për personin i cili ju dërgon e-mail

Publikuar , 21 Shkurt 2014
0
Vibe ju tregon informacione për personin i cili ju dërgon e-mail

VIBEChrome: Nëse keni marrë ndonjë letër nga dikush që nuk e dini, atëherë një rrugë e lehtë për të kërkuar informacione për ta është të merrni shtojcën Vibe dhe vetëm ta mbani kursorin tuaj mbi adresën e e-mail-it.

Vibe është mjaft i ngjashëm me Rapportive, por me disa ndryshime. Së pari, ai nuk është i kufizuar vetëm në inbox, ai mund të punojë përgjatë shfletuesit kudo që është shkruar ndonjë adresë e-maili. Së dyti, nuk është i kufizuar vetëm për një e-mail adresë të vetme në një porosi.

Sapo ta instaloni aplikacionin, mbajtja e kursorit ose hijezimi i një adrese do të bëjë që Vibe të hapë një panel nga shiriti i veglave me të gjitha hollësitë që doni t’i dini për atë person: profilet në rrjete të ndryshme (LinkedIn, Facebook, Twitter, Google+ dhe madje një uebfaqe që me gjasë ka të bëjë me të), një përshkrim të shkurtër dhe fjalë kyçe që më së miri e përshkruajnë atë person.

Në shumicën e rasteve, pas disa testimeve Vibe shfaqi informacione të sakta, por Vibe nuk është edhe aq i mençur për të referencuar punën e një personi dhe llogaritë personale. Sidoqoftë, ai e kryen punën për të ju shfaqur informacione të shpejta për shumicën e njerëzve. (PCWorldAlbanian)

LEXO EDHE:  Zbulohet një mega thyerje sigurie, ekspozohen miliona adresa

Lajmet e fundit>