Blog

Video lojrat nuk kanë impakt në shëndet thotë një studim

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Gusht 2022
Gjatë periudhës studimore vetëm një lojtar u largua nga studimi tashmë i publikuar në gazetën Royal Society Open Science. Video lojrat nuk kanë impakt në shëndet thotë një studim

Një studimi me 39 mijë lojtarë video lojërash gjeti zero prova se koha e shpenzuar duke luajtur ndikon në shëndetin e tyre.

Një lojtar mesatar duhet të luajë më shumë se 10 orë në ditë për të vënë re një diferencë. Gjendja e tyre shëndetësore u mat me kënaqësinë që ju jep jeta dhe nivelin e emocioneve si lumturia, mërzia, zemërimi dhe acarimi.

Rezultatet e studimit bien në kundërshti me një studim tjetër në 2020-ën i kryer nga i njëjti departament në Institutin e Internetit në Oxford por asokohe u bë me një grup shumë më të vogël lojtarësh.

Kësaj radhe pjesë e studimit ishin të dhëna të ofruara nga Sony, Microsoft dhe Nintendo me dijeninë e përdoruesve për lojërat:

  • Animal Crossing
  • Apex Legends
  • Eve Online
  • Forza Horizon 4
  • Gran Turismo Sport
  • The Crew 2

Gjatë periudhës studimore vetëm një lojtar u largua nga studimi tashmë i publikuar në gazetën Royal Society Open Science.

Në Kinë fëmijët lejohen të luajnë vetëm 1 orë në ditë të Premten, Shtunën dhe Dielën. Por shumë lojtarë thonë se lojërat i ndihmojnë me shëndetin e tyre mendor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pasuria e Elon Musk më e madhe sesa GDP-ja e Finlandës dhe Portugalisë