Lajmet

Video reklamat në Facebook-un për pajisjet mobile tani do të lëshohen automatikisht

Publikuar , 03 Dhjetor 2014
0
Video reklamat në Facebook-un për pajisjet mobile tani do të lëshohen automatikisht

facebook-video-adsPërdorues të rrjetit social Facebook, bëhuni gati për më tepër video që lëshohen automatikisht. Kompania gjatë ditës së martë ka lajmëruar që video reklamat tani mund të lëshohet automatikisht në softuerin mobil të Facebook-ut.

Ndonëse video reklamat kanë qenë në dispozicion për aplikacione mobile më parë, lëshimi automatik i tyre paraqet një dallim të madh. Më parë përdoruesit me lehtësi mund t’iu shmangeshin atyre, por tani ka shumë më tepër mundësi që ato mund t’ia tërheqin më tepër vëmendjen përdoruesve, në veçanti duke e ditur që numri i personave që futen në Facebook përmes pajisjeve mobile është në rritje e sipër.

Facebook nuk e përmend arsyen se pse një video është e pranueshme që të lëshohet në mënyrë automatike, ndonëse do të mund të bënte përzgjedhjen e videove më të përshtatshme për përdoruesit në platforma të caktuara ose me aplikacione të caktuara të instaluara.

Për shembull, kompania lajmëroi po ashtu që ka bërë përmirësimin e shënjestrimit për pajisjet Amazon Fire në postimin e vet në blog. Kompania së pari lëshoi video reklamat për masat gjatë marsit të këtij viti, ndërsa Instagram filloi të bëjë shfaqjen e tyre disa muaj më parë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  11 themeluesit e famshëm të teknologjisë në moshën kur lançuan kompanitë e tyre të para

Lajmet e fundit>