Lajmet

Video të rreme rreth koronavirusit tërheqin miliona shikime në YouTube

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Maj 2020
0
YouTube tha se kishte bërë maksimumin për të reduktuar përhapjen e informacioneve të dëmshme. Video të rreme rreth koronavirusit tërheqin miliona shikime në YouTube

Mëse ¼ e videove më të shikuara rreth koronavirusit në YouTube, përmbajnë informacione të pasakta ose të rreme tregon një studim.

Në total këto video janë parë më shumë se 62 milionë herë. Një prej lajmeve rreme më të klikuara ishte ai se kompanitë farmaceutike kanë një vaksinë të koronavirusit por që nuk duan ta shesin.

YouTube tha se kishte bërë maksimumin për të reduktuar përhapjen e informacioneve të dëmshme.

Lidhur me këtë temë, përmbajtjet cilësore dhe të sakta janë ngarkuar kryesisht nga qeveritë e vendeve dhe ekspertë të shëndetit. Por këto video ishin të vështira për tu kuptuar dhe nuk kanë pasur popullaritetin e videove të yjeve të YouTube dhe vlogerëve.

Nga 19 video të cilat përmbanin informacione të rreme:

  • 1/3 vinin nga burimet që prodhojnë lajme argëtuese
  • ¼ vinin nga faqe lajmesh kombëtare
  • ¼ nga lajme interneti
  • 13% janë ngarkuar nga krijues të pavarur videosh /PCWorld Albanian
LEXO EDHE:  PlaySation Now arrin në 2.2 milionë abonentë

Tags >

youtube