Lajmet

Videot 8K në Galaxy S20 zënë 600MB për minutë

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shkurt 2020
0
Samsung tha se një video 8K prej 5 minutash do të konsumojë 3GB memorie. Sipas SamMobile, minutazhi i regjistrimit është i kufizuar në vetëm 5 minuta për videot 8K. Videot 8K në Galaxy S20 zënë 600MB për minutë

Videot 8K të regjistruara në Galaxy S20 kosumojnë 600MB hapësirë për minutë sipas Samsung që do të thotë se memoria do të bëhet problem nëse dëshironi të regjistroni video në rezolucionin më të lartë të mundshëm.

Samsung tha se një video 8K prej 5 minutash do të konsumojë 3GB memorie. Sipas SamMobile, minutazhi i regjistrimit është i kufizuar në vetëm 5 minuta për videot 8K.

Gjithashtu këto video kanë vetëm 24fps pa mundësinë për të regjistruar në 60fps e madje as në 30fps. Në 8K nuk ka stabilizim të videos.

Por memorie nuk do të jetë problem nëse zgjidhni versionin S20 Ultra me memorien më të lartë. Pajisja është e disponueshme në variantin 512GB dhe ofron mbështetje për kartat e memories deri në 1TB.

Sigurisht Samsung jep argumentet e veta pse duhet ta përdorni 8K. Në këtë rezolucion mund të merrni 33-megapiksel foto nga një video. Pyetja më e madhe është sa të mirë janë sensorët Samsung për të realizuar video 8K? /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Twitter nuk do tu kërkojë më punonjësve të kthehen në zyrat e punës