Analiza

Videot më të shikuara në YouTube në vitin 2011

Publikuar , 20 Dhjetor 2011
0
Videot më të shikuara në YouTube në vitin 2011

Përdoruesit kanë klikuar play në videot në YouTube më shumë se 1 trilion here gjatë këtij viti, ku sensacioni “E premtja” nga Rebecca Black ka zënë vendin e parë si video klipi më i shikuar. Edhe pse “Friday” tani ka vetëm 12 milion shikime (rreth 60 milion më pak sesa video e renditur në vendin e dytë), numri është jo i saktë për shkak se një version i mëhershëm i videos së Black ka pranuar rreth 167 milion shikime para se të largohej, duke shkuar në një total prej 179,869,966 shikimesh deri më datën 16 dhjetor.

Youtube rendit videot në bazë të shikimeve prej tërë botës dhe është e kuptueshme se nuk përfshin video prej studiove filmike e muzikore të njohura botërore. 

Reklama “The Force” e Volkswagen (mbi 45 milion shikime) ishte e vetmja reklamë në listë që buronte nga një markë e njohur industrial, ndërsa The Lonley Island nga ylli Andy Samberg prej grupit SNL, ishte i vetmi grup me dy video (Jack Sparrow, me 60 milion shikime dhe The Creep me 48 milion), që arritën në top dhjetë. 

YouTube në anën tjetër shkruan komentin e saj vjetor “YouTube Rewind”

“Sot, ne shikojmë prapa përmes videove dhe kanaleve që kanë absorbuar vëmendjen tonë kolektive globale gjatë këtij  viti. Për të kompajluar këto lista, ne kemi shikuar numrin e përgjithshëm të video shikimeve gjatë tërë vitit, dhe në disa raste, ne kemi thithur pamjet përgjatë versioneve të shumta të të njëjtës video. 

Viti 2011 ishte një vit i mahnitshëm me kanale dhe yje të reja, kreativitet të jashtëzakonshëm dhe natyrisht, Rebeca Black. Ishte gjithashtu një vit i fuqishëm për tregime të ndryshme në YouTube, gjersa njerëzit shikonin dhe dokumentonin shfaqjen e fatkeqësive natyrale, duke prekur momente personale dhe momente të protestave.”

LEXO EDHE:  Llojet e teknologjive të aksesit në internet: Çdo gjë që duhet të dini

Shikoni videot në vazhdim:

#10 – Cat mom hugs baby kitten

#9 – The Force: Volkswagen Commercial

#8 – Maria Aragon – Born This Way (Cover) by Lady Gaga

 

#7 –The Creep (Feat. Nicki Minaj And John Waters)

#6 – Look At Me Now – Chris Brown ft. Lil Wayne, Busta Rhymes (Cover by @KarminMusic)

#5 – Nyan Cat

#4 – Talking Twin Babies

#3 – Jack Sparrow (feat. Michael Bolton)

#2 – Ultimate Dog Tease

#1 – Rebecca Black – Friday – Official Music Video

Lajmet e fundit>