Analiza

Videot YouTube për fëmijë dhe video lojëra marrin numrin më të lartë të shikimeve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Korrik 2019
0
Ndërsa SHBA është vendi me numrin më të lartë të përdoruesve aktivë të YouTube, platforma është shndërruar në një burim jetik dëfrimi edhe në vend të tjera. Videot YouTube për fëmijë dhe video lojëra marrin numrin më të lartë të shikimeve

Videot me fëmijë dhe video lojëra, në vend të politikës dhe makeup-it, marrin më së shumti trafik në YouTube. Këto të dhëna vinë nga një studim i Pew publikuar ditën e sotme që ka analizuar 40,000 kanale me numër të lartë ndjekësish për një javë.

Ajo që ky studim gjeti ishte një pikturë e një YouTube me përdorues kryesisht të moshave të reja që janë më të dhënë pas Fortnite sesa Donald Trump.

Kanalet e analizuara nga Pew prodhonin një total prej 250 mijë videosh në një javë. Prej tyre vetëm 17 ishin në anglisht.

Ndërsa SHBA është vendi me numrin më të lartë të përdoruesve aktivë të YouTube, platforma është shndërruar në një burim jetik dëfrimi edhe në vende të tjera.

Në mesin e 10 kanaleve më të ndjekur në YouTube jo në Anglisht në 2019-ën ishin shfaqja Meksikane Badabun me 39 milionë abonentë, kanali Indian i zbavitjes Set India me 48.7 milionë abonentë, kanali muzikor Brazilian Canal Kondkilla me 49.6 milionë abonentë dhe T-Series me 100 milionë abonentë që është më i madh në YouTube duke kaluar PewDiePie.

Në botën Angleze lojërat dhe fëmijët janë mbretërit. Nga 30,000 videot e analizuara në gjuhën angleze, 1 në 5 ishte video lojë.

Videot ku shfaqeshin fëmijë, kishin trefishin e shikimeve të videove tjera. Pavarësisht kufizimeve të moshës mbi 13 vjeç të YouTube, përmbajtjet për fëmijët ose familjet kanë qenë ndër më populloret në platformë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çfarë u kërkua më së shumti në Google në 2018-ën?

Lajmet e fundit>