ABC News raportoi se 7000 pajisje Wii U u vodhën mbrëmjen e djeshme në qytetin Seattle.
Vjedhja ndodhi afër aeroportit të qytetit me të njëjtin emër nga dy kamionë të cilat po transportonin këto pajisje.
Burimet konfirmojnë se secila nga Wii U kushton 300 $, ku e çon shifrën e përgjithshme të vlerës në 2.1 milionë $.
Kjo ngjarje është për të ardhur keq, duke konsideruar që po afrohen dhe Krishtlindjet.
Nuk ka akoma të dhëna rreth kërkimeve për kapjen e autorëve, gjithsesi sherifi i Seattle ka vënë një numër telefoni në dispozicion për këdo që ka informacion rreth kësaj ngjarjeje. (PCWorld Albanian)