Vëzhgim

Vietnami kufizon lojërat

Publikuar , 30 Korrik 2010
0
Vietnami kufizon lojërat

Lojërat që kërkojnë një server do të jenë të kufizuara në 3 orë luajtje në ditë për secilin gejmer, megjithatë lojërat edukuese dhe kulturore do të lejohen me deri në pesë orë luajtje në ditë. Internet kafeve do tu kërkohet që të ndalin ofrimin e shërbimeve të lojërave mes orës 11 PM dhe 6 AM, gjatë seclës ditë.

Ministria e Informacionit dhe Komunikimit e Vietnamit është duke krijuar edhe ligjin që do të mirret edhe me lojërat offline.
Përveç kësaj, operatorët e lojërave duhet të detajojnë nivelin e dhunës në lojërat e tyre dhe të paraqesin edhe një raport bashk me to. Gjithashtu, ata duhet të ndajnë lojërat në grupe si 6 deri në 11, 12 deri në 15, 15 deri në 18, dhe 18 e më shumë.

Të gjitha këto masa jana masa të pëkohshme dhe do të jenë të pranishme deri në fund të këtij viti. Ministria e Vietnamit gjithashtu thuhet se ka finalizuar planin sesi të mirret me industrinë el ojërave.

Më parë, Vietnami ka vendosur edhe sanksione në lirinë e shprehjes në internet, duke përfshirë edhe vendosjen e kufizimeve për blogje. Disa veprime në këtë që janë ndërmarrë për lojëra më shumë mund të quhen si hapa që kanë të bëjnë me foshnje sesa me vlerësimin e lojërave. Por, kështu e ka komunizmi… të tregon edhe kur duhet të luash.

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Lajmet e fundit>