Lajmet

Viktimat e krimit kibernetik humbën 4.2 miliardë dollarë në vitin 2020

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Mars 2021
Një prej skemave më të zakonshme kriminale, ishte marrja e informacioneve personale ose parave nëpërmjet emaileve, telefonëve, mediave sociale, duke u hequr si zyrtarë qeveritarë. Viktimat e krimit kibernetik humbën 4.2 miliardë dollarë në vitin 2020

Një raport vjetor nga FBI ka zbuluar se viktimat e krimit kibernetik kanë humbur 4.2 miliardë dollarë në vitin 2020, 700 milionë dollarë më shumë se në vitin 2019.

Rritja e humbjes ka sjellur edhe një rritje të ankesave pranë Qendrës së Ankesave të FBI (IC3).

Në 2020, organizata mblodhi 791,790 ankesa, një numër shumë më i lartë se në vitin 2019 me 467,361 ankesa.

Sipas raportit, IC3 mblodhi 28,500 ankesa lidhur me Covid-19 vitin e shkuar. Aktorët e këqinj kanë sulmuar një numër spitalesh dhe qendrash mjekësore, dhe gjithashtu kanë shënjestruar fondet e sigurimit të papunësisë dhe fonde të tjera të Aktit CARES.

Një prej skemave më të zakonshme kriminale, ishte marrja e informacioneve personale ose parave nëpërmjet emaileve, telefonëve, mediave sociale, duke u hequr si zyrtarë qeveritarë.

Gjithashtu ka pasur rritje edhe në mashtrimet me anë të emaileve të biznesit, ku hakuesit merrnin në dorë emailet e ekzekutivëve të kompanive, dhe më pas u kërkonin shuma parash në këmbim. Raste të tilla shënuan humbje prej 1.8 milardë dollarë, që është një shumë e madhe nga totali i humbjes prej 4.2 miliardë dollarë.

Mashtrimet në teknologji vazhdojnë të jenë një problem në rritje, me një humbje prej 146 milionë dollarë, rreth 171% më shumë se humbjet në 2019. Shumica e viktimave ishin përtej moshës 60 vjeç. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fjalëkalimi juaj i ardhshëm do të jetë e qeshura juaj

Tags >

siguri