Lajmet

Vimeo kalon automatikisht videot në HTML5

Publikuar , 09 Janar 2014
0
Vimeo kalon automatikisht videot në HTML5

Vimeo ka rindërtuar videoplayer-in e vet duke përdorur HTML5, versionin më të fundit të gjuhës së programimit në ueb.

Përdorimi i HTML5, i cili mundëson që disa lloje videosh të luhen në shfletues pa pasur nevojë për instalime shtesë (plugins), bën që ato të hapen më shpejt. Madje, kompania raporton në bazë të testeve të veta se videot në Vimeo hapen tashmë në më pak se një sekondë.

Vimeo vlerëson se ky player në HTML5 do t’ju ofrohet 65% të përdoruesve. Versionet e reja të Firefox dhe Opera, Microsoft Internet Explorer dhe Google Chrome e kanë të integruar suportin për HTML5. Shfletuesit ueb kanë zhvilluar aftësi të pasura të HTML5 gjatë tre viteve të fundit.

Një prej inxhinierëve të aplikacioneve në Vimeo, Brad Dougherty, shkroi në një postim zyrtar në blog se kompania ka punuar për rreth 2 vjet e gjysmë për të rindërtuar player-in e vet dhe për ta konvertuar atë në HTML5. Falë kësaj teknologjie, rritet edhe përvoja e përdoruesve në smartfonë dhe tabletë.

“Duke marrë parasysh avancimet e teknologjisë, e kishim të qartë se duhet t’u ofronim përdoruesve një përvojë më fleksibël dhe më të këndshme. Prandaj, e zhvilluam dhe rindërtuar player-in nga e para,” tha ai. Vimeo e ka krijuar player-in në HTML4 që para katër vitesh, por përdoruesit duhet ta zgjidhnin më parë.

Tashmë, ai do të hapet automatikisht, nëse përdoruesi po navigon përmes një shfletuesi që e suporton atë. Kompani si Apple nuk e suportojnë më instalimin e plugin-eve si Adobe Flash në pajisjet e tyre, për shumë arsye, një prej së cilave është edhe siguria.

Në HTML5 përdoruesit nuk kanë nevojë të kenë të instaluar asnjë funksionalitet shtesë, por mjafton të mbajnë të përditësuar shfletuesin e tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A janë të sigurt avionët Boeing Max 8?

vimeo_logo-100224232-large

Lajmet e fundit>