Lajmet

Vine mundëson dërgimin e video porosive private

Publikuar , 04 Prill 2014
0
Vine mundëson dërgimin e video porosive private

messages.0_standard_640.0Vine ka prezantuar sistemin e dërgimit të video porosive gjatë ditës së enjte, që iu mundëson përdoruesve të kenë një mënyrë tjetër të komunikimit, përveç komenteve që paraqiten nën video.

Punonjësi Jason Mante ka treguar për veçorinë në një video të postuar gjatë të enjtes dhe tani përditësimi për aplikacionet mobile Vine ka mbërritur. Vine thotë që është përditësimi më i madh që kur u lëshua aplikacioni në fillim të vitit të kaluar. Porositë private ose VM-të siç i quan Vine, mund të dërgohen tek çdokush – nuk janë të limituara vetëm për anëtarët e Vine.

VM-të tek njerëzit që nuk përdorin Vine mund të dërgohen me SMS ose e-mail. Porositë në Vine janë 1-në-1, por mund të dërgohen edhe tek shumë njerëz “për të filluar biseda të ndara në të njëjtën kohë”, thotë Vine. Përveç shkëmbimit në fshehtësi të videove, porositë në Vine iu mundësojnë përdoruesve që edhe të dërgojnë mesazhe tekst tek shokët.

Vine mund të jetë duke planifikuar një tjetër veçori madhore: mundësinë për të importuar video nga kamera e smartfonit tuaj. Që kur është lëshuar aplikacioni, ai ka qenë besnik ndaj rregullit që videot duhet të krijohen brenda Vine-it; vendosja e klipeve ekzistuese nuk ka qenë e lejuar. Por së shpejti mund të kemi ndryshime.

Instagram që nga gushti ka mundësuar vendosjen e fotografive të marra nga kamera e smartfonit, por Vine deri më tani ka refuzuar që ta shtojë këtë veçori. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Kush është dhe nga vjen aplikacioni i plakjes që u bë viral

Tags >

Vine
Lajmet e fundit>