Lajmet

Virusi aktual në Facebook ka infektuar 800 000 përdorues

Publikuar , 30 Gusht 2013
0
Virusi aktual në Facebook ka infektuar 800 000 përdorues

Facebook ka njoftuar se në këtë rrjet social po përhapet masivisht një virus që fshin fjalëkalimet.

Deri tani janë infektuar plot 800 000 përdorues nga ky virus me pamjen e një videoje të dërguar nga një mik.

Sapo klikohet mbi link përdoruesit i hapet një uebfaqe që udhëzon shkarkimin e një plug-in për të parë videon.

Në qoftë se bëhen tentativa për të shkarkuar këtë plug-in atëherë këtu fillojnë problemet pasi shkarkimi iu mundëson krijuesve të maluerit akses ndaj fjalëkalimit të përdoruesit.

Duke fituar potencial mbi llogarinë e të tjerëve, krijuesit mund të marrin akoma më tepër informacione personale duke i shfrytëzuar ato për të përhapur më tutje videon infektuese.

Fillimisht virusi mund të përhapej vetm tek ata përdorues që aksesonin Facebook nëpërmjet Google Chrome, por tani është mësuar se kodi i dëmshëm është përshtatur edhe për shfletuesin Mozilla Firefox.

Malueri ka mundur të fitojë terren duke qenë se duket si një mesazh i dërguar nga një mik. Sulmuesit po sofistikojnë gjithnjë e më tepër sulmet e tyre prandaj është e rëndësishme që përdoruesit të qëndrojnë vigjilintë dhe mos klikojnë linqe të dyshimtë. (PCWorld Albanian)

fb virus

LEXO EDHE:  Vodafone ndez 5G në Britani

Lajmet e fundit>