Lajmet

Virusi që krijon ndjekës të rremë në Instagram

Publikuar , 20 Gusht 2013
0
Virusi që krijon ndjekës të rremë në Instagram

Edhe presidenti Obama ka. Po ashtu edhe shumë CEO të njohur të kompanive.

E kemi fjalën për ndjekësit e rremë të rrjeteve sociale dhe nuk është çudi se disa prej llogarive më të njohura e më popullore në mediat sociale janë të mbushura deri diku me të tillë.

Ajo që është interesante dhe njëkohësisht e çuditshme me ndjekësit e rremë është mënyra se si po krijohen. Një virus, i cili është i njohur për vjedhjen e kartave të kreditit e që mban emrin Zeus, po përdoret për të rritur prezencën online në llogaritë e Instagram-it.

Raportimi vjen nga Reuters. Në vitin 2010, FBI-ja raportoi se hakerët në Europën Lindore e përdorën virusin Zeus për të vjedhur 70 milionë $ nga bankat amerikane.

Pëlqimet dhe ndjekësit që gjeneron virusi në Instagram u vijnë në ndihmë marketerëve, i ndihmojnë ata gjatë fushave të marketingut si dhe nxisin atmosferën e etiketimeve hash.

Ky version i Zeus-it përfaqëson të parin malware që është krijuar posaçërisht për gjenerimin e “pëlqimeve” në mediat sociale. Instagram, nga ana tjetër, është shprehur se ka sisteme teknike që bëjnë identifikimin e llogarive të rreme dhe për to punohet fort për t’i bllokuar.

Sipas RSA, dega e sigurisë së kompanisë së cloud computing EMC, 1000 pëlqime në Instagram i kushtojnë rreth 30 $ marketerëve, ndërsa 1000 ndjekës i kushtojnë rreth 15 $. Ato shiten nëpër forumet e hakerëve, atje ku shiten edhe të dhëna të vjedhura të kartave të kreditit.

Për të bërë një krahasim, një grup prej 1000 numrash kartash krediti kushton 6 $. Kjo tregon se sa të rëndësishme po bëhen mediat sociale në ditët e sotme dhe sa rëndësi po i kushtohet marketingut në to. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përditësimi i madh i radhës në Windows 10 do të jetë në të vërtetë i vogël

Instagram

Lajmet e fundit>