Lajmet

Virusi Stuxnet thuhet se infektoi sistemet ushtarake Iraniane!

Publikuar , 25 Nëntor 2010
0
Virusi Stuxnet thuhet se infektoi sistemet ushtarake Iraniane!

StuxnetSipas DebkaFile, luftëtari digjital është duke shkaktuar dëme të vazhdueshme, çrregullime dhe konfuzione brenda radhitjeve të forcave të armatosura Iraniane.

Për shembull, gjatë një ushtrimi të mbrojtjes ajrore, zyrtarë Iranian të sigurisë kanë identifikuar 6 aeroplan të huaj që ishin futur qëllimisht në hapësirën ajrore të këtij vendi. Më pas aeroplanët u larguan nga radari, dhe siç thuhej në raport “ishin ndjekur” nga aeroplanët luftarak të Iranit.

Më pas, jo për tu çuditur, burime ushtarake njoftuan se ka pasur një “keqkuptim” duke insistuar se nuk ka pas ndonjë lloj dhune në hapësirën ajrore Iraniane. Shkurtë thënë një herë Iranianët “simuluan” një pushtim nga armiqtë, dhe më pas e kundërshtuan atë.

Por burimet inteligjente të DebkaFile kundërshtojnë pretendimet e zyrtarëve për një “keqkuptim”. “Pushtuesit e huaj me të vërtetë janë paraqitur në radar gjatë ushtrimit, por kur aeroplanët lëvizën për të ndërhyrë, ata u përballen me një qiell të zbrazët, që nënkuptonte se sistemet e radarit kanë mashtruar” theksonte një dokument pranë DebkaFile.

“Si rezultat i kësaj, komanda ushtarake vendosi që mos përdor më ushtrimin si skenë për shpalosjen e një arme të re dhe të sofistikuar – përfshirë këtu edhe një radar të krijuar nga ta – nga frika se mund të jenë infektuar nga krimbi i fuqishëm Stuxnet”. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung u jep një goditje të rëndë atyre që kanë planifikuar të blejnë Galaxy Note 10

Tags >

viruset
Lajmet e fundit>