Lajmet

VirusTotal Uploader për OS X skanon skedarët për sulme keqdashëse nga desktopi juaj

Publikuar , 30 Maj 2014
0
VirusTotal Uploader për OS X skanon skedarët për sulme keqdashëse nga desktopi juaj

hlkdmwfi5egtnl6kwt27Mac: VirusTotal, që është kontrolluesi i shkëlqyer i sulmeve keqdashëse që skanon skedarët duke përdorur mbi 50 programe të ndryshme antivirus, më në fund është në dispozicion në Mac, kështu që mund të kontrolloni skedarë të dyshimtë në baza të mëdha të të dhënave.

Ju gjithmonë mund të ngarkoni skedarë në uebfaqen e VirusTotal, por Uploader për OS X iu mundëson që të skanoni skedarët drejtpërdrejt nga desktopi juaj. Vetëm klikoni me të djathtën në një skedar, shkoni tek “Open With”, e më pas zgjidhni VirusTotal. (Ju po ashtu mund ta tërhiqni dhe ta vendosni një skedar ose folder në aplikacion.) Pas skanimit, ju mund të klikoni në lidhje për të parë një raport të plotë.

Herën e ardhshme që shkarkoni një aplikacion jashtë dyqanit Mac App Store, VirusTotalUploader duhet të ju japë një lloj rehatie. Dhe nëse jeni një përdorues i sistemit Windows, mbani në mend që VirusTotal Uploader është në dispozicion edhe për Windows.

VirusTotal Uploader për OS X (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Rama: Bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë

Tags >

OS X
Lajmet e fundit>