Biznes

Visa blen startup Suedez fintech për 1.8 miliardë euro

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Qershor 2021
Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të Visa për të blerë Plaid, një rival të Tink dhe që u bllokua nga autoritetet Amerikane. Visa blen startup Suedez fintech për 1.8 miliardë euro

Kompania teknologjike e pagesave Visa tha se ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë platformën Evropiane open banking Visa për 1.8 miliardë euro.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Tink do të ruajë brendin dhe ekipin drejtues ndërsa zyrat qendrore do të vijojnë të jenë në Stokholm.

Marrëveshja vjen pas përpjekjeve të Visa për të blerë Plaid, një rival të Tink dhe që u bllokua nga autoritetet Amerikane.

Plaid vlerësohej me 13.4 miliardë dollarë.

Themeluar nga sipërmarrësit Suedez Daniel Kjellen dhe Fredrik Hedberg, Tink nisi si një aplikacion menaxhimi financiare por më pas orientoi teknologjinë drejt bizneseve.

Me teknologjinë e Tink bankat dhe firmat fintech mund të aksesojnë të dhënat bankare dhe krijojnë produkte të reja financiare. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia braktis disa prej modeleve të vjetra të kartave grafike

Tags >

TinkVisa