Lajmet

Vjedh tabletin dhe poston fotografinë e tij në faqen e “viktimës” në Facebook

Publikuar , 15 Janar 2013
0
Vjedh tabletin dhe poston fotografinë e tij në faqen e “viktimës” në Facebook

Një hajdut i dyshuar për vjedhjen e një tableti në Afrikën Jugore mund t’i shtohet listës së kriminelëve, të cilët kapen nëpërmjet rrjetit Facebook.

James dhe Barbara McCall përjetuan një vërshim të fundit nga hajdutët në shtëpinë e tyre në Hillcrest, KwaZula-Natal dhe e kuptuan që tableti i tyre Samsung mungonte pas incidentit të fundit, raportoi IOL News.

Pas zbulimit të vjedhjes, McCall ndryshoi fjalëkalimin për qasje në rrjetet shoqërore; kjo për shkak se ai kishte parë që një fotografi e një njeriu ishte vendosur në faqen e Facebook-ut të gruas së tij.

Ai tha që beson që njeriu që ka bërë këtë postim është njëri nga hajdutët. “Ai mbase nuk e kuptoi se ai po e bënte atë. Zakonisht ju kurrë nuk shkyçeni nga një tablet, kështu që do të mund të ketë ndodhur mjaft shpejt.”

McCall e dërgoi fotografinë tek policia, por deri më tani nuk është bërë ndonjë arrestim. (PC World Albanian)

Last chance for Facebook users to vote on data

LEXO EDHE:  Google mbyll aplikacionin Trips, kalon funksionet në Google Maps

Lajmet e fundit>