Biznes

Vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave, 600 milionë dollarë humbin

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Gusht 2021
Poly Network zbuloi sulmin në rrjetin social Twitter dhe kërkoi të vendoste një komunikim me hakerët duke ju kërkuar të rikthenin asetet e hakuara. Vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave, 600 milionë dollarë humbin

Më shumë se 600 milionë dollarë janë vjedhur në atë që mund të jetë vjedhja më e madhe në historinë e kriptomonedhave.

Hakerët arritën të gjejnë dobësi në Poly Network, një platformë e cila lidh disa blockchain me njëri tjetrin në mënyrë që të funksionojnë së bashku.

Poly Network zbuloi sulmin në rrjetin social Twitter dhe kërkoi të vendoste një komunikim me hakerët duke ju kërkuar të rikthenin asetet e hakuara.

Një blockchain është një regjistër aktiviteti ku shumica e kriptomonedhave bazohen. Secila monedhë dixhitale ka blockchanin e vet dhe janë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Poly Network thotë se mund ti bëjë këto blockchain të funksionojnë me njëri-tjetrin. Është një platformë financash e decentralizuar. Mbështetësit e këtyre zgjidhjeve thonë se aplikimet financiare si kredi dhënia janë më efikase dhe të lehta. Sapo hakerët vodhën paratë, ata filluan ti dërgonin në disa adresa të ndryshme.

Hulumtuesit e kompanisë së sigurisë SlowMist thanë se një total prej 610 milionë dollarësh në kriptomonedha janë transferuar mes tre adresave të ndryshme. Poly Network kërkoi që bursat e kriptomonedhave ti fusin në listën e zezë monedhat që vinë nga adresat e lidhura me hakerët.

Afro 33 milionë dollarë në Tether që u vodhën janë bllokuar tashmë. CEO i Binance tha se ishte në dijeni të sulmit dhe po koordinonin me të gjithë partnerët për të ndihmuar të gjetjen e tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin rritet me 10% në 24 orët e fundit