Biznes

Vjen Microsoft Windows Intune

Publikuar , 24 Mars 2011
0
Vjen Microsoft Windows Intune

Windows Intune, platforma menaxhuese dhe për siguri e Microsoft e vendosur në ueb është në dispozicion për t’u blerë ose për t’u testuar për një periudhë prej 30 ditësh.

Me pak fjalë, Windows Intune është një ueb-konzolë ku IT administratorët mund të menaxhojnë  përditësimet e Microsoft dhe pakot shërbyese për të gjithë PC-të në rrjet, të vëzhgojnë inventarin harduerik dhe softuerik, të rregullojnë PC nga largësia, të menaxhojnë mbrojtjen nga sulmet malinjë dhe të vendosin  polisat siguruese. Mund të qaset nga kudo ku ka lidhje interneti.

Blerja e Windows Intune përfshinë të drejtat për kalim ë Windows 7 Enterprise dhe versionet e ardhshme të Windows.

Microsoft ka destinuar Windows Intune për kompanitë që kanë nga 25 deri në 500 PC, pasi që bizneset e këtyre madhësive zakonisht nuk kanë resurset të menaxhojnë dhe konfigurojnë serverët në një premisë të ambientit menaxhues desktop.

Sidoqoftë, feedbacku nga testuesit e beta versionit të Windos Intune kanë zbuluar më shumë interesim nga ndërmarrjet se sa që Microsoft priste.

Edhe pse 62% e konsumatorëve ndërmarrës të Microsoft përdorin softuerin SCCM (System Center Configuration Manager) për të menaxhuar PC-të e tyre, një numër i konsiderueshëm i tyre kanë shprehur interes për të kaluar në një platformë menaxhuese më të lehtë të bazuar në cloud, siç është Windows Intune, thekson njëra nga menaxheret e Microsoft.

“Jo të gjithë konsumatorët tonë ndërmarrës përdorin SCCM dhe shumë të tjerë po kërkojnë një shërbim të bazuar në cloud që do të bëj menaxhimin e PC-ve në mënyrën fund-me-fund, dhe që ka mbrojtjen e sigurisë, menaxhimin e arnimeve dhe menaxhimin e inventarit harduerik dhe softuerik nga vetëm një ueb-platformë e vetme,” vazhdoi Gavriella Schuster, menaxhere e përgjithshme e Microsoft për produktet menaxhuese të Windows.

LEXO EDHE:  Netflix kalon 148 milionë abonentë

Me këtë qëllim, Microsoft po ndërton pjesë të fundit-të lartë me premisë të produkteve ndërmarrëse të Microsoft si SCCM, Forefront Endpoint Protection dhe MDOP (Microsoft Desktop Optimization Pack) në Windows Intune.

Microsoft gjithashtu planifikon të integroj Windows Intune në versionin e ardhshëm cloud të Office që do të quhet Office 365, ashtu që IT profesionistët të mund të përdorin Intune për të vendosur dhe menaxhuar Office në cloud.

Për momentin Windows Intune nuk përkrah pajisjet mobile; përkrah çdo version tjetër të Windows si p.sh. ai për PC. Por, përkrahaja për pajisjet mobile pritet në versionin e ardhshëm të SCCM që mund të gjej vend edhe në versionet e ardhshme e Windows Intune.

Edhe pse Microsoft ka ndërtuar biznesin e tij në softuer që funksionojnë në serverë, tani me po pozicionin Windows Intune në një faktor kyç në mënyrën e reduktimit të menaxhimit të serverëve dhe duke u dhënë konsumatorëve një opsion “hibrid” për përzierjen e shërbimeve cloud me softuer me-premisë për menaxhimin e PC-ve.

“Parashohim që rreth 70% e konsumatorëve tanë do të përdorin në-premisë dhe cloud në vitet e ardhshme. IT departamentet po lëvizin nga menaxhimi i serverëve tek menaxhimi i përdoruesve,” vazhdoi menaxherja e Microsoft.

Çmimi i Windows Intune për një PC është 11$ për muaj  që do të përfshijë shërbimin Windows Intune plus anti-malware të integruar dhe të drejtat për Windows 7 Enterprise. Zbritje do të ketë për ata që blejnë licensën për 250 ose më shumë PC.

Në një hulumtim të IDC rezulon që Windows Intune mund të kursej deri në 700$ në vit për një PC nëpër organizata të ndryshme.

Raporti thekson që një numër befasues i ndërmarrjeve dhe organizatave të mesme nuk kanë mjete për menaxhimin e PC për përditësimet e sigurisë dhe vëzhgimin e inventarit.

LEXO EDHE:  Vajza e themeluesit të Huawei rrezikon ekstradimin në SHBA

Një sjellje e pakujdesshme në këtë fushë sjell pasoja, veçanërisht përderisa biznesi rritet dhe vendos PC të reja me sisteme operative, versione softueresh, dhe pajisje mobile të ndryshme.

Me pak ose aspak PC menaxhim “përdoruesit mund të hasin në orë të tëra të humbjes së produktivitetit për shkak të mungesës së një përditësimi apo malware, dhe IT stafi mund të tronditet me rregullimet reaktive.

Më së shpeshti citohet barrierë për adaptimit e sistemeve menaxhuese të PC është forca punëtore në IT ose buxheti. Alternativat e qarta janë përdorimi i një shërbimi menaxhues PC i bazuar në cloud. Përparësitë financiare të një shërbimi të tillë janë kostot e vendosjes dhe menaxhimit të serverëve, dhe më pas kompanitë do të paguajnë vetëm për numrin e PC-ve që ato dëshirojnë të menaxhojnë, gjithnjë sipas raportit të IDC.

Sipas këtij raporti IDC llogariti paratë që organizatat mund të kursejnë me përdorimin e Windows Intune. Raporti gjeti që një kompani mund të kursej saktësisht 702$ për vit për një PC, nga të cilat 521$ kursehen nga puna e IT, 63$ në kursimet e produktivitetit, dhe 118$ në kosto restauruese (mos nevoja për përdorimi n e mjeteve tjera). /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>