Harduer

Vjen se shpejti “USB flash drive” i pare 1 TB

Publikuar , 11 Janar 2013
0
Vjen se shpejti “USB flash drive” i pare 1 TB

Kingston Technology së shpejti do të lançoje USB flash drive e parë në botë prej 1TB, një pajisje USB 3.0 që ka të ngjarë të kushtojë më shumë se shumica e kompjuterëve .

Kompania tha se “DataTraveler HyperXPredator” i saj do të dalë në shitje gjatë këtij tremujori, dhe kjo është për përdoruesit të cilët punojnë me video ose skedarë grafike shume të mëdhenj, apo lojtarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë me bibliotekën tyre me vete.”

Kingston ka lançuar tashmë një version 512 GB, i cili është aktualisht në dispozicion në faqen e saj për 1.337 $.

USB drive shfaqet me një kase metalike të përbëre nga aliazh zinku, dhe janë 72mm të gjatë dhe 27mm të gjerë. Këto pajisje suportojnë standardin aktual USB 3.0, dhe kanë shpejtësi leximi deri në 240 Mbps dhe shpejtësi shkrimi deri në 160 MBps.

Ata gjithashtu mund të kthehen në standardin USB 2.0. Shpejtësitë e transferimit shpejt janë duke u bërë një pengesë për procesorët grafike dhe standardet lejojnë skedarë të mëdhenj.

Skedarët e videove me definicion të lartë zakonisht kërkojnë qindra mega bajt për minutë, ndërsa kamerat e fundit dixhitale kanë sensorë mbi 20megapixels. Një version i zgjeruar i USB3.0 që do të mundësojë transferimin e të dhënave deri në 10 Gbps, dyfishi i standardit aktual, u bë i ditur në fillim të kësaj jave nga 3.0 USB Promoter Group.

Një konferencë për të diskutuar mbi specifikimin do të organizohet nga Intel muajin e ardhshëm, dhe një version përfundimtar do përgatitet nga mesi i vitit.

Standardi aktual i USB 3.0 lejon shpejtësi transferimi deri në 5Gbps. (PCWorld Albanian)

USB

LEXO EDHE:  Mesazhet në Instagram dalin përtej aplikacionit mobil për në ueb

Tags >

USB
Lajmet e fundit>