Lajmet

Vjen SkyDrive për Android

Publikuar , 15 Gusht 2012
0
Vjen SkyDrive për Android

Edhe pse ekzistojnë disa aplikacione të cilat mundësojnë integrimin e shërbimit cloud SkyDrive në pajisjet Android, kishte munguar një zgjidhje e përshtatshme nga vetë Microsoft.

Prandaj, kompania prezantoi dje aplikacionin SkyDrive për Android i cili nuk është ende në dispozicion në dyqanin Google Play, por do të jetë gjatë javëve të ardhshme.

SkyDrive për Android do të jetë njësoj si ekzistueset në iOS dhe Windows Phone, pra do të ketë të njëjtat mundësi të shpërndarjes dhe manipulimit të përmbajtjes.

Pararelisht me aplikacionin për Android, Microsoft prezantoi edhe shërbimin e ri SkyDrive Web në adresën skydrive.com i cili do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit në ditët e ardhshme.

SkyDrive.com tashmë do të ketë “dizajn të ri dhe modern” i cili do të përshtatet me pamjen e re të outlook.com dhe në përgjithësi me ndërfaqen e Windows 8 dhe Windows RT. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shtetet e Bashkuara do ti japin leje kompanive Amerikane ti shesin teknologjinë Huawei

Lajmet e fundit>