Biznes

Vladimir Putin thotë se kriptomonedhat janë të rrezikshme

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2021
Megjithatë duhet të miratohen pesë ligje të reja më mënyrë që rubla dixhitale të bëhet realitet. Vladimir Putin thotë se kriptomonedhat janë të rrezikshme

Ditën e Marte Presidenti i Rusisë Vladimir Putin foli me kritika në një forum investimi në Moskë ndaj kriptomonedhave.

“Nuk mbështetet në asgjë dhe paqëndrueshmëria e vlerës është kolosale me rreziqe të larta. Gjithashtu besojmë se duhet ti dëgjojmë ata që flasin për rreziqet e larta që kanë,” tha Putin.

Ai kërkoi monitorim dhe rregullim të kriptomonedhave. Asnjë rregullim i kriptomonedhave nuk ekziston në Rusi edhe pse qeveria po konsideron lançimin e një monedhe dixhitale.

Megjithatë duhet të miratohen pesë ligje të reja më mënyrë që rubla dixhitale të bëhet realitet.

Afro 2 miliardë dollarë të ardhura gjenerohen nga gërmimi i kriptomonedhave në vend ndërsa transaksionet kalojnë 5 miliardë dollarë.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakohet uebsajti shumë popullor për gjurmimin e çmimit të kriptomonedhave