iOS: VLC është përditësuar dje me disa veçori të reja, ku shumica prej tyre i përshtaten stilit të ri të iOS 7, integrimin me Google Drive dhe mundësinë për të transmetuar video nga Dropbox. Kur e hapni VLC-në, do të shihni një udhëzim që do të ju dërgojë përgjatë disa veçorive bazike. Sipas postimit të ri në App Store, ky version i VLC-së shton po ashtu:
-Integrimin e Google Drive dhe transmetimit të Dropbox
-Gjestet e reja për shumë prekje
-Libraria e përmirësuar për emisionet televizive dhe audio
-Integrim më i mirë UPnP, me mbështetje për shkarkim
-Formate të reja të transmetimit dhe mbështetje të protokolleve
-Ngarkim i rishkruar i Wi-Fi
-Privatësi e përmirësuar kur përdoret Passcode Lock
-Dhe shumë më tepër!
Është një përditësim mjaft i qëndrueshëm, kështu që nëse keni qenë duke pritur që VLC të bëhet më i fuqishëm, ky version i ri ia vlen të shikohet. Klikoni këtu për ta provuar atë. (PC World Albanian)