Lajmet

VLC për Windows Phone hyn në fazën beta të testimit

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
VLC për Windows Phone hyn në fazën beta të testimit

vlc-windows-phone-1-100534207-largeMë në fund, mund të luani çdo video dhe të dëgjoni çdo audio me anë të aplikacioni VLC Beta në Windows Phone. Por më interesante është të pyesim kush ka për ta përdorur? Aplikacioni VLC për Windows Phone beta duhet të shkarkohet manualisht në telefonin tuaj.

Ekipi i VideoLan që ka dizenjuar aplikacionin, ku paralajmëroi në Twitter se ky version Beta është goxha i paqëndrueshëm dhe shoqërohet nga gabime të tilla si pamundësia për të luajtur audio në background. Akoma, duket se funksionon mirë. Për të përdorur aplikacionin duhet të keni platformën Windows Phone 8.1.

VLC-ja pretendon se çdo lloj video që ndodhet në hardiskun tuaj do të mund të luhet nga ky aplikacion. Numri i përdoruesve të VLC ka rënë ndjeshëm, por që ka akoma prej adhuruesve të saj.

Çdo ditë që kalon përdoruesit po u drejtohen platformave online si Netflix apo YouTube për të shikuar filma veçanërisht kur kanë akses në Wi-Fi. Por në një metro me turma njerëzish, një video e regjistruar është gjëja më e mirë, gjithmonë nëse keni hapësirë të disponueshme në pajisjen tuaj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Testimi i Instagram me fshehjen e numrit të pëlqimeve bëhet ndërkombëtar

Lajmet e fundit>