Biznes

Vlera e Apple i kalon 2 trilionë dollarët

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Gusht 2020
Në të vërtetë Apple nuk është kompania e parë në botë me një vlerë të tillë. Saudi Aramco, gjiganti i naftës ishte i pari. Vlera e Apple i kalon 2 trilionë dollarët

Apple është bërë kompania e parë Amerikane me një vlerë tregu prej 2 trilionë dollarë. Jo vetëm që është një rekord i ri por edhe tregues i impaktit që ka pasur pandemia e koronavirusit ndaj prodhuesit të iPhone.

Kanë kaluar dy vite që kur Apple u bërë për herë të parë kompania 1 trilionë dollarëshe që do të thotë se ka dyfishuar vlerën në 24 muaj.

Në të vërtetë Apple nuk është kompania e parë në botë me një vlerë të tillë. Saudi Aramco, gjiganti i naftës ishte i pari.

Aramco goditi vlerën 2 trilionë dollarë në Dhjetor të 2019-ës por që atëherë ka ranë. Apple e parakaloi për tu bërë kompania më me vlerë në botë në 4 Gusht 2020.

Sot aksionet e Apple ishin 467.77 dollarë duke vlerësuar Apple me 2 trilionë dollarë raportoi Financial Times. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone 13 do të jetë smartfoni që kanë ëndërruar fotografët

Tags >

Apple