Bitcoin është rikthyer në mbi 10,000 dollarë dhe një prej arsyeve është se kriptomonedha po shihet si parajsë e sigurtë për investitorët përballë impaktit ekonomik të koronavirusit.
Ditën e Diele bitcoin u ngjit në 10,000 dollarë për herë të parë që prej Shtator dhe ditën e Mërkure kaloi vlerën 10,355 dollarë në bursën Bitstamp të Luksemburgut.
Por arritja e vlerës në fjalë është më shumë sesa kalimi i një kufiri, është një kthesë e madhe për bitcoin që preku vlerën e ulët rekord prej 3,196 dollarësh në Dhjetor të 2018-ës.
Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera po shihen si aset i ngjashëm me ari për të ruajtur pasurinë e tyre në moment paqartësie politike dhe ekonomike.
Megjithatë kriptomonedha është shumë larg rekordit të 20,000 dollarëve në fund të 2017-ës. Ndërsa koronavirusit është një prej shkaqeve të rritjes së bitcoin në javët e fundit, një prej faktorëve kryesorë është momenti i reduktimit me 50% të numrit të bitcoin që do të ofrohen për gërmuesit.
Hera e fundit që furnizimi u reduktua ishte 2016-ta kur çmimi i bitcoin u dyfishua. /PCWorld Albanian