Lajmet

Vlera e bitcoin në pikën më të lartë që prej 8 muajsh

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 09 Maj 2019
0
Sikur norma e mbizotërimit të kishte qëndruar në vend, rritja e bitcoin do të shihej si një tjetër flluskë spekulative. Rritje të tilla janë jetëshkurtra. Vlera e bitcoin në pikën më të lartë që prej 8 muajsh

Rritja e fundit e bitcoin duket e qëndrueshme dhe sipas grafikëve rritja e kriptomonedhës sugjeron se tek investitorët po rikthehet besimi.

Çmimi i një bitcoin të vetëm kapërceu 6,099 dollarë ditën e sotme, niveli më i lartë që prej 14 Nëntorit sipas të dhënave të Bitstamp.

“Norma e mbizotërimit” e cila gjurmon përqindjen e vlerës totale të tregut të kriptomonedhave është rritur me 57.14% në pikën më të lartë në tetë muajt e fundit sipas CoinMarketCap.com.

Një rritje e kësaj norme do të thotë se kërkesa për bitcoin është më e lartë sesa për kriptomonedhat alternative, altcoins dhe sugjeron se bitcoin po blihet nga investitorët për periudha më afatgjata.

Rritja me 50% e vlerës së bitcoin që nga pika më e ulët e arritur më 1 Prill vjen pas një rritje të normës së mbizotërimit me 50%.

Sikur norma e mbizotërimit të kishte qëndruar në vend, rritja e bitcoin do të shihej si një tjetër flluskë spekulative. Rritje të tilla janë jetëshkurtra.

Një zhvendosje e vëmendjes drejt bitcoin shihet edhe si një sinjal shprese. Po të krahasojmë me 2019-ën norma e mbizotërimit u rrit nga 38% në 66.5% në gjysmën e dytë të 2017-ës kur vlera e bitcoin shkoi nga 1,700 dollarë në 20,000 dollarë.

Si rezultat rritja e normës së mbizotërimit mund të konsiderohet si një konfirmim i një monedhe e cila edhe njëherë do të fuqizohet. Si rezultat pritet një rritje drejt 6,500 dollarë edhe pse nuk përjashtohet një tërheqje mes 6,000 deri në 6,100 dollarë.

Në këto momente kriptomonedha po vuan të qëndrojë mbi kufirin e rezistencës së 6,000 dollarëve. Një rritje më e madhe vetëm do të forconte pozitat e bitcoin dhe ta shtynte drejt 6,500 dollarëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Analisti i shquar i Apple parashikon sukses të paprecedent për Galaxy S10

Lajmet e fundit>