Biznes

Vlera e Bitcoin ngjitet mbi 15,000 dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Nëntor 2020
Vetë krijimi i Bitcoin erdhi në një kohë paraqartësie siç ishte kriza e vitit 2008. Tregu është mbështetur edhe nga lëvizjet e fundit si ajo e PayPal dhe Facebook në botën e kriptomonedhave. Vlera e Bitcoin ngjitet mbi 15,000 dollarë

Çmimi i Bitcoin u ngjit mbi 15,000 dollarë ditën e Enjte duke arritur një nivel të pa parë që prej Janarit 2018-ës nxitur edhe nga paqartësia e shkaktuar nga zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kriptomonedha më popullore në botë u rrit me 9% ditën e djeshme duke prekur çmimin 15,233 dollarë sipas indeksit të CoinDesk.

Gjatë 2020-ës kriptomonedha është rritur me shpejtësi duke dyfishuar vlerën e saj krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Rritja meteorike vjen ndërsa qeveritë dhe bankat qendrore përballen me pandeminë e koronaivirusit dhe kriptomonedhat shihen si një parajsë e sigurtë,

Vetë krijimi i Bitcoin erdhi në një kohë paraqartësie siç ishte kriza e vitit 2008. Tregu është mbështetur edhe nga lëvizjet e fundit si ajo e PayPal dhe Facebook në botën e kriptomonedhave.

PayPal është shprehur se konsumatorët e kompanisë mund të blejnë dhe shesin asete dixhitale si bitcoin ndërsa Facebook ende ka në fazë zhvillimi kriptomonedhën Libra. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Komuniteti i sigurisë kibernetike XOR organizon takimin virtual XOR:Bit Flipping