Biznes

Vlera e Bitcoin shënon rekord pas rekordi

Nga: PCWorld
Publikuar , 31 Dhjetor 2020
0
Vlera e saj thuajse u katërfishua gjatë këtij viti dhe një prej arsyeve është rritja e interesi nga investitorë institucionalë. Vlera e Bitcoin shënon rekord pas rekordi

Vlera e kriptomonedhës më të madhe në botë bitcoin u ngjit ditën e Mërkure deri në nivelin rekord të 29,286 dollarë sipas bursës së Bitstamp.

Aktualisht bitcoin këmbehet me një vlerë që është 47% më e lartë sesa fillimi i muajit Dhjetor dhe po shkon drejt rritjes më të madhe në një muaj që prej majit 2019.

Vlera e saj thuajse u katërfishua gjatë këtij viti dhe një prej arsyeve është rritja e interesi nga investitorë institucionalë.

Me rënien e vlerës së dollarit Amerikan, bitcoin është bërë një investim joshës dhe fitimprurëse ndërsa paketat financiare që po aplikohen nga qeveritë e vendeve për të përballuar krizën ekonomike kanë rritur inflacionin.

Ditën e Mërkure dollari Amerikan ishte në nivelin më të ulët që prej muajit Prill 2018. Por përqafimi i bitcoin nga investitorë ka shtuar besimin se do të pranohet si një metodë pagesash.

Madje po konsiderohet edhe si një alternativë ndaj arit. Edhe kriptomonedha të tjera si Ether janë rritur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin humbet 3,000 dollarë vlerë në 24 orë