Lajmet

Vlera e Bitcoin tkurret me 2,000 dollarë në 24 orë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 27 Qershor 2019
0
Kjo kriptomonedhë ka rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth kriptomonedhave dhe bitcoin është emri i madh në këtë industri që do të përfitojë më shumë. Vlera e Bitcoin tkurret me 2,000 dollarë në 24 orë

Ditën e Enjte Bitcoin u trondit nga një rënie dramatike pasi shënoi pikën më të lartë në 17 muaj.

Kriptomonedha më e përdorur në botë aktualisht tregtohet me 11,095 dollarë sipas CoinMarketCap.com një rënie me 2,000 në 24 orë.

Bitcoin shkoi deri në 13,485 dollarë pasditen e së Mërkurës, pika më e lartë që prej Janarit 2018 sipas CoinMarketCap.

Rënia u shoqërua me një ndërprerje të shërbimit në Coinbase, një prej busave më të njohura të tregtimit të kriptomonedhave.

Një zëdhënës i Coinbase tha se rënia e shërbimit erdhi për shkak të volumit të lartë të tregtimit.

Në 10 vite ekzistencë luhatja e vazhdueshme e vlerës e ka shoqëruar gjithnjë bitcoin. Ky fakt dhe kostoja e lartë e transaksioneve e kanë penguar të shndërrohet në një metodë përditëshmërie pagesash.

Disa e shohin si arin dixhital. Disa ja atribuojnë rritjen e fundit tensioneve globale mes SHBA dhe Kinës. Bitcoin është rritur em 30% që kur Facebook prezantoi kriptomonedhën Libra.

Kjo kriptomonedhë ka rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth kriptomonedhave dhe bitcoin është emri i madh në këtë industri që do të përfitojë më shumë.

Ende çmimet janë shumë larg rekordit të 20,000 dollarëve që goditi në Dhjetor 2017. Analistët besojnë se bitcoin do të qëndrojë në rangun e 10,000 deri në 14,000 dollarëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Lajmet e fundit>