Biznes

Vlera e kriptomonedha në qarkullim kalon 2 trilionë dollarët

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Gusht 2021
Bitcoin arriti vlerën 48,152 dollarë, niveli më i lartë që prej datës 16 Maj. Vlera e kriptomonedha në qarkullim kalon 2 trilionë dollarët

Vlera totale e kriptomonedhave u rrit mbi 2 trilionë dollarë ndërsa bitcoin vazhdoi ngjitjen së bashku me kriptomonedha të tjera si Cardano, XRP dhe Dogecoin.

Aktualisht tregu i kriptomonedhave vlerësohet me 2.06 trilionë dollarë sipas CoinGecko që gjurmon mbi 8,800 kriptomonedha.

Bitcoin arriti vlerën 48,152 dollarë, niveli më i lartë që prej datës 16 Maj. Nuk ishte vetëm bitcoin. Binance u rrit me 14%, XRP me 61% dhe Dogecoin me 18%.

Ether gjithashtu u rrit me 12% në 7 ditët e fundit dhe aktualisht këmbehet me 3,281 dollarë.

Që nga fillimi i vitit bitcoin është rritur m 71.6%. Kujtojmë se me 4 Janar një bitcoin këmbehej me 27,7 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Turqia ndalon përdorimin e kriptomonedhave