Biznes

Vlera e Reddit shkon në 3 miliardë dollarë

Publikuar , 09 Shkurt 2019
0
Gjatë vitit të kaluar rrjeti social gjeneroi 100 milionë dollarë të ardhura ndërsa në fund të 2018-ës kishte shënuar 1.4 miliardë shikime videosh në muaj. Vlera e Reddit shkon në 3 miliardë dollarë

Reddit, ajo që njihet ndryshe si “faqja e parë e internetit” është pranë një raundi të ri financimi prej 150 deri në 300 milion dollarë.

Sipas TechCrunch investitori do të jetë gjigandi Kinez dhe i Azisë Juglindore Tencent. Investimi i ri do të dërgojë vlerën e Reddit në mbi 3 miliardë dollarë.

Aktualisht është shtëpia e 300 milion përdoruesve aktivë në muaj dhe 150,000 subredditeve. Një vit më parë kompania numëronte mëse 350 punonjës.

Gjatë vitit të kaluar rrjeti social gjeneroi 100 milionë dollarë të ardhura ndërsa në fund të 2018-ës kishte shënuar 1.4 miliardë shikime videosh në muaj.

Në Korrik të 2017-ës Reddit ngriti 200 milion dollarë të ardhura dhe vlerësohej me 1.8 miliardë dollarë.

Gjatë kësaj kohe Reddit tërhoqi edhe 250 milion të tjera ndërsa financimi i fundit dërgon në total një investim prej 400 deri në 550 milion dollarë që nga themelimi në 2006. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Tags >

Reddit
Lajmet e fundit>