Biznes

Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 1 trilionë dollarët

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Janar 2021
0
Tërheqja gravitacionale e bitcoin dhe ethereum ka parë dhjetëra kriptomonedha të tjera të raportojnë rritje dyshifrore në përqindje javën e kaluar. Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 1 trilionë dollarët

Vlera e kombinuar e tregut të kriptomonedha kapërceu 1 trilionë dollarët për herë të parë ditën e Mërkure më 6 Janar. Bitcoin arriti në 37 mijë dollarë duke vendosur një rekord të ri.

Matur nga vlera e tregut, asetet në kriptomonedha janë dyfishuar ndërsa bitcoin shënon rekord pas rekordi dhe Ether kalon 1,100 dollarë për herë të parë. Të dy asetet së bashku zënë 2/3 të tregut të kriptomonedhave.

Tërheqja gravitacionale e bitcoin dhe ethereum ka parë dhjetëra kriptomonedha të tjera të raportojnë rritje dyshifrore në përqindje javën e kaluar.

Në 2017-18 tregu i kriptomonedhat arriti deri në 830 miliardë dollarë sipas CoinMarketCap. Atë kohë monedhat alternative kishin vlerë prej 547 milionë dollarë, ndërsa sot ka vetëm gjysmën e saj vlere duke treguar dominimin e bitcoin.

Zakonisht rritjet e bitcoin i hapin rrugë shifrave pozitive edhe për monedhat alternative. Shumë vëzhgues dhe analistë parashikojnë një vit të artë për bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera për shkak të mbështetjes institucionale që ato po gjejnë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbi 8,000 ATM Bitcoin janë instaluar në mbarë botën