Biznes

Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 2 trilionë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 06 Prill 2021
Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, përbën 50% të gjithë vlerës së tregut. Gjatë këtij viti është rritur me 100% duke bërë që edhe kriptomonedhat e tjera të rriten. Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 2 trilionë dollarë

Vlera totale e kriptomonedhave kapërceu 2 trilionë dollarë për herë të parë ditën e Hënë pas rritjes së bujshme të Ether, kriptomonedhës së dytë më të madhe dixhitale.

Në vetëm dy muaj vlera e tregut është dyfishuar sipas uebsajtit të gjurmimit të çmimeve të kriptomonedhave CoinGecko.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe, përbën 50% të gjithë vlerës së tregut. Gjatë këtij viti është rritur me 100% duke bërë që edhe kriptomonedhat e tjera të rriten.

Muajin e kaluar Bitcoin arriti deri në 61 mijë dollarë. Megjithatë rritja e fundit ka ardhur si rezultat i ditëve të mira të Ethereum.

Edhe pse të dy kriptomonedhat mbështeten në blockchain, në rastin e ethereum blockchain shërben më tepër si platformë softueri ku zhvilluar mund të ndërtojnë aplikacione të decentralizuara.

Më pas mund të shpenzojnë ether në këto aplikacione. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera e të gjithë Bitcoin në qarkullim është mbi 1 trilionë dollarë