Blog

Vlerësimi negativ ndaj një firme ligjore në TrustPilot i kushton një britaniku 25 mijë paundë

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Shkurt 2021
Gjykata e Lartë e Londrës tha se Waymouth nuk ishte ankuar pranë firmës ligjore përpara se të bënte komentin negativ e madje nuk ndoqi as procesin gjyqësor ndaj tij. Vlerësimi negativ ndaj një firme ligjore në TrustPilot i kushton një britaniku 25 mijë paundë

Një burrë i cili la një vlerësim negativ për një firmë ligjore në uebsajtin TrustPilot është urdhëruar të paguajë afro 34 mijë dollarë dëmshpërblim.

Philip James Waymouth ishte i pakënaqur me shërbimin që mori nga firma ligjore Britanike Summerfield Browne. Më pas ai la një koment në profilin e firmës në TrustPilot ku e akuzonte për mashtrim.

Firma ndërmori veprime ligjore duke thënë se komenti i tij ishte i pavërtetë dhe manipulues. Numri i bizneseve që kanë kërkuar shërbime nga firma kishin rënë për shkak të komentit negativ të Waymouth.

Gjykata e Lartë e Londrës tha se Waymouth nuk ishte ankuar pranë firmës ligjore përpara se të bënte komentin negativ e madje nuk ndoqi as procesin gjyqësor ndaj tij.

Ai kishte ofruar të hiqte komentin negativ në këmbim të rimbursimit të tarifës prej 200 paund që kishte paguar por firma nuk është përgjigjur.

Në vlerësimin e lënë në TrustPilot ai kishte thënë se ka paguar një tarifë paraprake dhe ajo që kishte marrë ishte vetë informacioni që kishte dërguar por i ripunuar.

Gjykatësi i çështjes kishte thënë se komenti kishte tendencë që qartë për të larguar njerëzit nga të bërit biznes me firmën ligjore dhe se Waymouth nuk e kishte artikull qartë pakënaqësinë e tij me Summerfield Browne.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje njerëzit u larguan nga faqja e vlerësimeve të TrustPilot për firmën ligjore në shenjë mbështetjeje për Waymouth. Reagim pati edhe TrustPilot që e quajtur padinë ndaj Waymouth si një përpjekje për të cenuar lirinë e shprehjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram bën lëvizjen më të madhe për të rivalizuar YouTube