Lajmet

Vodafone Albania dhe ICTSlab shpallën fituesit e JUTH APP Hackathon

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Korrik 2020
0
Fitues të hackathonit u shpallën grupi Girl Talk nga Kosova i përbërë nga Elta Bajrami dhe Tea Reqica të cilat morën shpërblimin prej 2,000 euro dhe orë Samsung Galaxy Watch 2 Active dhuratë. Vodafone Albania dhe ICTSlab shpallën fituesit e JUTH APP Hackathon

Maratona 5 ditore e teknologjisë JUTH APP Hackathon organizuar nga Vodafone Albania në bashkëpunim ICTSlab në datat 29 Qershor – 3 Korrik shpalli fituesit e një prej hackathonëve më të mëdhenj në Shqipëri.

Aktiviteti virtual i cili tërhoqi vëmendjen e mbi 80 të rinjve të moshave 15 deri në 30 vjeç të ndërgjegjësuar rreth impaktit social, por edhe financiar të teknologjisë, kishte të bënte me zhvillimin e risive të reja në aplikacionin JUTH dedikuar të rinjve.

Fitues të hackathonit u shpallën grupi Girl Talk nga Kosova i përbërë nga Elta Bajrami dhe Tea Reqica të cilat morën shpërblimin prej 2,000 euro dhe orë Samsung Galaxy Watch 2 Active dhuratë për ata që janë përdorues të aplikacionit JUTH nga Vodafone.

Vendi i dytë dhe i tretë shkuan për grupet JUTH App përbërë nga Dorian Kane, Elvi Cuko, Igli Milaqi të cilët rrëmbyen shpërblimin prej 1,000 euro nga nga një smartfon Samsung Galaxy A10 për ata që janë përdorues të aplikacionit JUTH nga Vodafone dhe Bump Up përbërë nga Endri Nasufi dhe Erald Keshi të cilët përfituan dhuratë nga një Xiaomi Mi TV Box S AK Ultra HD për përdoruesit e aplikacionit JUTH të Vodafone.

Përveç tre fituesve shpërblime u ndanë edhe për të rinj të tjerë të cilët demonstruan aftësi dhe ide inovative. Erges Mema, Elia Gjika, Kamilia Ziza morë dhuratë nga një smartphone Samsung Galaxy A10.

JUTH APP Hackathon angazhoi përgjatë 4 ditëve një komunitet të tërë të rinjsh entuziastë të teknologjisë nga disa prej shkollave më të mira në vend si Sami Frashëri, Petro Nini Luarasi, Herman Gmeiner, Universiteti New York, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti Ekonomik, NGO dhe kompani të teknologjisë dhe informacionit në Shqipëri dhe Kosovë. Hackathoni u realizua përmes platformave online Zoom dhe Slack u transmetua live në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Më 25-27 Maj një hakaton virtual vihet në kërkim të zgjidhjeve dixhitale për bizneset Shqiptare

25 grupe të cilat arritën të prodhonin 20 projekte nën kujdesin 9 mentorëve për gjatë dy ditëve intensive, 30 Qershor dhe 1 Korrik, mësuan sesi të dizanjonin një zgjidhje që konsumatorët e adhurojnë, sesi të zhvillojnë një prototip dhe propozim vlere dhe e si ti prezantojnë ato më së miri në një pitch deck.

Gara u përqendrua në tre segmente të aplikacionit JUTH: Giga Market – Ndryshimi ose shtimi i elementëve në aplikacionin JUTH për kategorinë GigaMarket; Aplikacioni JUTH: Zhvillime të mëtejshme në lojrat e aplikacionit JUTH apo integrimi i lojrave të reja që do të krijonin një “gaming experience” për përdoruesit e palikacionit; Opsione të reja ose zhvillimi i mëtejshëm i një opsioni dominant të aplikacionit JUTH, që do të shtonte vlerë për përdoruesit.

JUTH APP Hackathon nisi pasditen e së Hënës me një prezantim të sfidave, shpërblimeve dhe mentorëve për të gjithë të rinjtë që u bënë pjesë e garës. Diana Xhumari, Johny Siman, Ornela Bardhi, Arlind Haxhijaj dhe Driton Musolli ishin disa prej mentorëve, të cilët inkurajuan të rinjtë pjesëmarrës në këtë garë.

Niveli i lartë i aplikimeve dhe ideve të paraqitura, bënë që juria e JUTH APP Hackathon ti dedikojë një ditë të plotë finales së madhe. Në ditën e 4-të ishin 8 finalistë që u zgjodhën dhe që ditën e 5-të më 3 Korrik në orën 17:00 patën përballjen e fundit, e cila transmetoua live në rrjetet sociale të ICTSlab dhe Facebook dhe u finalizua me shpalljen e tre fituesve të Hackathon.

Në ambientet e qendrës laboratorike ICTSlab për 3 minuta, grupet prezantuan idenë në prezencën virtuale të jurisë së Vodafone Albania.

Ekipet fituese e finaliste dhe idetë e tyre inovative

Panic Button(i cili dërgon mesazh tek prindërit nëse ndiheni të pa sigurtë,) Brain Games(nëse ndiheni joproduktivë dhe dëshironi të aktivizoni trurin) dhe Streaks(një mënyrë angazhimi dhe fitimi në JUTH App) janë opsionet të cilat grupi Girl Talk nga Kosova i sheh një domosdoshmëri në aplikacionin JUTH. Pjesëtaret e grupit Elta Bajrami dhe Tea Reqica triumfuan si ekipi më i mire i garës.

Game JUTH Pong është krijuar nga, JUTH UP, i cili u shpall ekipi i dytë më i mirë i garës, një video lojë basketbolli e bazuar në teknologjinë e realitetit të shtuar, me të cilën mund të luani në çdo cep të shtëpisë duke integruar botën virtuale me atë reale.

LEXO EDHE:  Netflix do të anulojë llogaritë e atyre përdoruesve që nuk kanë parë përmbajtje në 12 muajt e fundit

Një mënyrë e re për të thënë “Hi”, një mënyrë ndryshuar për t’u takuar dhe një mënyrë ndryshe për të fituar, ekipi i tretë më i mirë i garës, Bump Up, ka krijuar TOKE nga JUTH APP duke shmangur kështu edhe kontaktin fizik për shkak të Covid-19.

Cyber JUTH është një lojë e zhvilluar nga ekipi Augmented Reality dhe që synon të ketë impakt në programin e shpërblimit të JUTH nga Vodafone. Loja ka personazh kryesor një përbindësh që lojtarët e luftojnë ose me shigjeta ose me kuize, pra ose me forcë, ose me inteligjencë dhe nëse e vrasin marrin shpërblim me 100 V-Coins.

JUTH Adventure zhvilluar nga ekipi Groots është një mënyrë e re për të eksploruar natyrën dhe aktivitetet në natyrë, por edhe për të demonstruar bujari duke dhuruar V-Coins për të tjerë.

Nën moton luaj, mëso dhe fito, ekipi Default ka krijuar Nerd Lab një mënyrë produktive e të shpenzuarit të kohës, një kanal ku të rinj mund të mësojnë informacione të rëndësishme duke luajtur lojëra sezonale dhe fituar V-Coins.

Mind Fuok është një lojë e krijuar bazuar në filozofinë dhe psikologjinë e lojës shumë popullore Flappy Bird nga ekipi Sferat e Dragoit dhe që mund të integrohet lehtësisht në aplikacionin JUTH.

Grupi G Squad ka krijuar lojën Martian Marathon që ka në vëmendje një personazh që vrapon dhe që lojtari pikët që fiton mund ti kthejë në V-Coins të vlefshme. /PCWorld Albanian