Lajmet

Vodafone: Bllokimi i Huawei do të pengojë 5G

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Mars 2019
0
Vodafone thotë se bllokimi i Huawei nuk ka të bëjë vetëm me 5G-në por gjithashtu do ti duhet kompanisë që heqë mbarë infrastrukturën 4G. Vodafone: Bllokimi i Huawei do të pengojë 5G

Prej kohësh kompani të ndryshme janë shprehur të shqetësuara dhe një bllokim i plotë i Huawei do të dëmtonte të ardhmen e rrjeteve 5G.

Ditën e Enjte Vodafone doli publikisht në Britani duke thënë se nëse Britani vendos të bllokojë Huawei, do ti kushtojë kompanisë dhe qytetarëve jo vetëm vonesa por edhe miliona dollarë.

Aktualisht vendet janë në alarm për përdorimin e teknologjisë së Huawei pas paralajmërimeve të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara.

Vodafone thotë se bllokimi i Huawei nuk ka të bëjë vetëm me 5G-në por gjithashtu do ti duhet kompanisë që heqë mbarë infrastrukturën 4G.

Kostoja do të arrinte në qindra miliona dollarë.

Vendet frikësohen se Huawei do ti përgjojë për llogari që qeverisë Kineze. Por Huawei e përshkruan vetveten si kompani private në pronësi të punonjësve të saj dhe se nuk ka asnjë lidhje me qeverinë Kineze.

Kritikët thonë se Huawei nuk mund të jetë kurrë i lirë nga influenca e Pekin. Edhe për këtë thonë se themeluesi i Huawei Ren Zhengfei ka qenë anëtar i partisë Komuniste në 1978.

Në Britani Vodafone përdor pajisjet e Cisco në bërthamën e rrjetit 5G. Pajisjet e Huawei përdoren tek transmetimet valore dhe Vodafone thotë se është një hapësirë me rrezik të ulët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei kurrë nuk do të përgjonte SHBA thotë themeluesi i kompanisë

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>