Huawei dhe Vodafone kanë testuar me sukses 5G-në në terren në ambjentet e Vodafone Emerald House në Newbury të Britanisë duke arritur rezultat inkurajues prej 20Gbps.
Huawei tha se ky është testimi i parë në terrent i 5G-së realizuar ndonjëherë. “5G-ja do të hapë dyert drejt realitetit virtual, automobilave inteligjent dhe shumë shërbimeve të tjera të reja të panjohura sot për botën,” u shpreh shefi ekzekutiv i kompanisë kineze Eric Xu.
Kompania tha se testimet e realizuara në bashkëpunim me Vodafone e kanë ndihmuar për të studiuar më mirë spektrat 6Ghz të cilët do të përdoren për internetin broadband 5G. Kjo arritje vjen në një moment kur dy kompanitë shënuan 10 vjetorin e një bashkëpunimi të suksesshëm.
Dyshja e kompanive kishte testuar gjithashtu teknologjinë e Internetit të Gjërave në Melbourne të Australisë. Gjatë muajit Prill, Huawei dhe Vodafone, hapën një laborator në Britani dedikuar zhvillimit të aplikacioneve të Internetit të Gjërave. (PCWorld Albanian)