Blog

Vodafone dhe Nokia testojnë internet 100 gigabit për shtëpitë

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Shkurt 2021
Është avancimi më i fundit i industrisë për Nokia pas lançimve të 10G PON, TWDM-PON, universal PON dhe 25G PON. Vodafone dhe Nokia testojnë internet 100 gigabit për shtëpitë

Nokia dhe Vodafone testuan me sukses një teknologji të rrjeteve optike pasive (PON) e aftë të ofrojë shpejtësi deri në 100 gigabit për sekondë në një gjatësi të vetme vale, ose 10 herë më shumë sesa rrjetet më të avancuara ofrojnë sot.

Është avancimi më i fundit i industrisë për Nokia pas lançimeve të 10G PON, TWDM-PON, universal PON dhe 25G PON.

Testimi i cili u realizua në laboratorin Eschborn të Vodafone në Gjermani, është bashkëpunimi më i fundit mes dy kompanive që do të përshpejtojë zgjerimin e rrjeteve broadband me fibër.

Për të ofruar 100Gb/s, Nokia Bell kombinoi teknologji optik 25G me teknika të përpunimit të sinjalit dixhital DSP. Për të shkuar përtej 25G, nevojiten teknika të avancuara DSP dhe ky testim e provoi atë.

Prototipi i Nokia është i pari mbi rrjetet PON ndërsa Vodafone është kompani e cila njihet për adoptimin e teknologjive më të fundit dhe ndër të parët që aplikoi TWDM-PON me Nokia. Operatori ka rrjetin më të madh në Evropë me 140 milionë shtëpi të shërbyera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram vendos të kopjojë një veçori që popullarizoi TikTok