Lajmet

Vodafone do të heqë pajisjet e Huawei në Evropë, i kushton 200 milionë euro

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Shkurt 2020
0
“Do të na duhen të paktën pesë vite për të implementuar këtë plan me një kosto afërsisht 200 milionë euro,” tha Ai. Vodafone do të heqë pajisjet e Huawei në Evropë, i kushton 200 milionë euro

Vodafone, operatori i dytë më i madh celular në botë, ka vendosur të heqë nga përdorimi pajisjet e prodhuara nga gjiganti Kinez Huawei nga infrastruktura kyçe të rrjeteve celulare në Evropë, pasi Britania vendosi të kufizojë rolin e kompanisë Kineze në ndërtimin e rrjetit 5G.

“Kemi vendosur që të heqim pajisjet e Huawei nga infrastruktura kyçe,” tha shefi ekzekutiv i Vodafone Nick Read për reporterët ditën e Mërkure.

“Do të na duhen të paktën pesë vite për të implementuar këtë plan me një kosto afërsisht 200 milionë euro,” tha Ai.

Vodafone operon edhe në Shqipëri dhe është operatori celular më i madh në vend. Në testimet e para të 5G-së që realizoi në muajin Tetor, kompania tha se ka përdorur teknologjinë e Ericsson. /PCWold Albanian

LEXO EDHE:  Telefonatat e marketingut, duhet ligj specifik që t’i rregullojë